Aktualitet

Polici vrau kolegun e tij në ambientet Komisariatit Nr.3, dyshohet se 55-vjeçari e tallte

Autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

23 Maj 2022, 22:59 Nga DOSJA
Polici vrau kolegun e tij në ambientet Komisariatit Nr.3, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, pasi në Komisariatin numër 3 në Tianë, një efektiv qëlloi kolegun me armën e shërbimit, duke i marrë jetën. Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit Çaush Saliasin, 55 vjeç, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

“Para se të merrnin shërbimin ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme,”- mësohet se është shprehur ai para kolegëve të tjerë që kanë nisur ta marrin në pyetje.

Sherri mes efektivëve të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme për shkak të përplasjeje banale që ka ndodhur mes tyre. Çaush Saliasi ka shkuar në spital në gjendje të rëndë për jetën, pas plumbave që u ka dhënë Ludian Zaimi por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

(k.m/dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll