Aktualitet

Përsëritet skenari ‘Klodian Rasha’/ Efektivi i FNSH plagos me armë zjarri 60-vjeçarin

Ngjarja bëhet me e rëndë pasi vetë Policia e Shtetit ka bërë me dije se 60-vjeçari Murteza Lika, i cili ka mbetur i plagosur me armën e zjarrit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

23 Maj 2022, 23:15 Nga DOSJA
Përsëritet skenari ‘Klodian Rasha’/ Efektivi i FNSH plagos
Ngjarja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dehur me alkool ka plagosur një qytetar. Ngjarja bëhet me e rëndë pasi vetë Policia e Shtetit ka bërë me dije se 60-vjeçari Murteza Lika, i cili ka mbetur i plagosur me armën e zjarrit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 


Në rrethana ende të paqarta, efektivi Lutfi Gjyli ka plagosur në këmbë 60-vjeçarin, por nuk dihet se ç’ka bërë për të kërcënuar efektivin e forcave speciale aq sa të tërhiqte këmbëzën ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ndërsa disa minuta më pas Lika është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit. Ai po jep dëshminë pranë Komisariatit të zonës, ku duhet që të japë llogari lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ky është rasti i dytë më vend ku një efektiv policie qëllon ndaj një qytetari. Hera e parë, disa vite më parë, u qëllua për vdekje Klodian Rasha, i cili nuk iu bind urdhërit për të ndaluar në kohën kur Shqipëria ishte në shtetrrethim gjatë pandemisë së koronavirusit. Vrasja e të riut nga Tirana ngriti në këmbë opinionin publik duke shkaktuar dhe protesta, të cilat u finalizuan me largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

(k.m)/dosja.al

Sondazh

Poll