Aktualitet

Plagosja në Kombinat, Policia: Efektivi ka qenë në gjendje të dehur

Mësohet se Gjyli në momentin që ka shkrepur armën ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që tani është shoqëruar në Polici.   

23 Maj 2022, 22:35 Nga DOSJA
Plagosja në Kombinat, Policia: Efektivi ka qenë në gjendje
Policia

TIRANË- Policia ka nxjerrë detaje nga plagosja në Kombinat, të cilën më parë e quajti vetëplagosje. Sipas njoftimit, bëhet me dije se 60-vjeçari Myrteza Lika është qëlluar nga efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyli. Mësohet se Gjyli në momentin që ka shkrepur armën ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që tani është shoqëruar në Polici.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll