Aktualitet

Gjaku ende kullon nga makina/ Foto nga Komisariati nr.3, polici vrau kolegun me armën e shërbimit

Pas një sherri për motive banale, efektivi Ludjan Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, i cili u çua me makinë policie në spital. Por nuk mundi që të mbijetonte prej plagëve të marra. 

23 Maj 2022, 23:37 Nga DOSJA
Gjaku ende kullon nga makina/ Foto nga Komisariati nr.3, polici vrau kolegun me
Pamja nga makina me gjak

TIRANË- Dalin pamjet e para nga Komisariati nr.3 në Tiranë, ku një efektiv policie ka qëlluar për vdekje kolegun e tij. Pas një sherri për motive banale, efektivi Ludjan Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, i cili u çua me makinë policie në spital. Por nuk mundi që të mbijetonte prej plagëve të marra.           

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet një makinë policie, ka gjak në pjesën e derës që duket se ende nuk është larë dhe ka mbetur si një shenjë e krimit të ndodhur dhe që ka tronditur vendin mbrëmjen e sotme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll