Aktualitet

Pse foli Dumani? 3 prokurorë e 2 drejtues policie në hetim, Lala: U rikthye në vendin e krimit

Klodiana Lala tha gjithashtu se Dumani ka folur për ngjarje që kanë të bëjnë me të tjera qytete por edhe pse i plagosur, është dërguar në vendet e krimit.

23 Maj 2022, 22:45 Nga DOSJA
Pse foli Dumani? 3 prokurorë e 2 drejtues policie në hetim, Lala: U
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se e beson që  Nuredini Dumani ka bërë të tjera rrëfime për ngjarje kriminale, të cilat nuk janë përfshirë në dosjen e bërë publike në media. E ftuar në emisionin “Opinion”, po ashtu Klodiana Lala tha, se bazuar në këto rrëfime po hetohen gjithashtu edhe 3 prokurore dhe 2 drejtues policie.

Lala tha gjithashtu se Dumani ka folur për ngjarje që kanë të bëjnë me të tjera qytete por edhe pse i plagosur, është dërguar në vendet e krimit.

"E besoj dëshminë e Dumanit. Pse? Edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore ai është marrë nga spitali i burgut dhe është kthyer në të gjitha vendet ku ka kryer krimet. Ka treguar çfarë ka ndodhur. Është dërguar në Elbasan, Durrës, e Shënavlash. Është njeriu më i ruajtur sot për momentin. Për rastin e Fatmira Dedajt, ai ka shkuar në garazh dhe ka gjetur vendin ku është vrarë. Ka gjetur edhe mjetin e vrasjes. Kjo që shohim ne është maja e ajsbergut. Nuredin Dumani ka folur për ngjarje që nuk janë përfshirë në këtë dosje dhe që kanë të bëjnë me Shkodrën, kanë të bëjnë me Lezhën. Por hetimi po vazhdon ende dhe nuk duhet të kryqëzohen ngjarjen. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, të gjithë të penduarit kanë të njëjtin version. Dumani nuk e ka familjen këtu, ai foli se u tradhëtua nga brenda. Foli në inat e sipër, tha: Ju deshët të më vrisnit mua, unë iu gropos të gjithëve. Ai dyshon se e ka tradhëtuar Henrik Hoxhaj,"-tha Klodiana Lala.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll