Sport

Ka ndodhur edhe kjo. Këngëtari Noel Gallagher përfundon në spital, goditet me kokë nga babai i Dias…

“Gjatë festimeve e ngrita djalin tim sikur të ishte trofeu i Premier League, u ngritën të gjithë njerëzit. Kur u ktheva, babai i Ruben Dias më goditi me kokë në fytyrë në mënyrë të pavullnetshme dhe unë rashë përtokë i gjakosur”

23 Maj 2022, 14:45 Nga DOSJA

Ka ndodhur edhe kjo. Këngëtari Noel Gallagher përfundon në

ANGLI - E diela e djeshme është një ditë, që Noel Gallagher nuk do ta harrojë kurrë. Këngëtari i ‘Oasis’, një tifoz i vjetër i Manchester Cityt, ishte në fitoren e rikthyer të skuadrës së Guardiolës kundër Aston Villas, por pësoi një goditje me kokë nga babai i Ruben Dias gjatë festimeve të golit të të tretë, vendimtar për fitimin e titullit. 

Në ‘TalkSport’ ai tregoi se çfarë ndodhi: "Në stadium ishte çmenduri. Familja e Ruben Dias ishte ulur pak më lart; unë u ktheva duke u kërcyer si idiot, e ngrita djalin tim sikur të ishte trofeu i Premier League, u ngritën të gjithë njerëzit. Kur u ktheva, babai i Ruben Dias, në mënyrë të pavullnetshme më goditi me kokë në fytyrë dhe unë rashë përtokë i gjakosur. Për rreth dy minuta nuk pashë asgjë, më dërguan në spital me ambulance, qepjet në buzë dhe sytë janë me të zeza.

Duket sikur më kanë thyer kokën babai i Dias? Po, ai është burrë i trupmadh, duket si ariu. Pothuajse m'i shkrepi dhëmbët... Në dhomën e zhveshjes, para se të nisesha për në spital, gjeta Guardiolën, ai më pyeti çfarë më kishte ndodhur, por unë dhe i thashë të shkonte të festonte."

Ka ndodhur edhe kjo. Këngëtari Noel Gallagher përfundon në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll