Sport

"Bayern Munich është e kaluara e tij", agjenti i Lewandowskit fshin 8 vitet e klientit të tij në Bavari

obert Lewandowski dhe Bayern Munich pranë lamtumirës? Skenar padyshim i mundshëm sipas vullnetit të qendërsulmuesit polak

23 Maj 2022, 13:27 Nga DOSJA

"Bayern Munich është e kaluara e tij", agjenti i

GJERMANI- Robert Lewandowski dhe Bayern Munich pranë lamtumirës? Skenar padyshim i mundshëm sipas vullnetit të qendërsulmuesit polak, i cili siç konfirmoi agjenti i tij Pini Zahavi për 'Bild', ka shprehur dëshirën për të provuar një përvojë tjetër. Fjalët e agjentit të numrit 9, nuk bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë këtë skenar.

"Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern pas tetë sezonesh së bashku dhe në rrjedhën e të cilave ai dha gjithçka për këtë klub. Në moshën 34-vjeçare ai ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij të përjetshme për të veshur fanellën e ekipit që gjithmonë e ka ëndërruar."
Më pas Zahavi zbuloi detajet e takimit të fundit të mbajtur në Mynih në prani të Oliver Kahn, CEO i klubit dhe Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv i klubit gjerman.

"I pyeta se çfarë mendonin për mundësinë e një zgjatjeje të kontratës së Robertit dhe nuk mora një përgjigje të qartë. Kështu që në fund të takimit u kërkova që ta linin të largohej në verë. Përgjigjja ishte: "Nuk duam ta shesim, por nëse na sjell një ofertë prej 120 milionësh, ne mund të flasim për këtë."Kontrata e lojtarit do të skadojë automatikisht më 30 qershor 2023.

"Sigurisht që Bayern ka çdo të drejtë ta mbajë atë edhe për një sezon, sepse ka një kontratë deri në vitin 2023. Megjithatë, është një lëvizje që nuk e rekomandoj, sepse për Robertin, Bayern është tashmë e kaluara".

E.Ç (Dosja.al)

76740

Sondazh

Poll