Bota

'Fqinji i keq na bëri të forcojmë mbrojtjen', Erdogan sulmon Greqinë në ndërtimin e nëndetesve turke

23 Maj 2022, 18:29 Nga DOSJA
'Fqinji i keq na bëri të forcojmë mbrojtjen', Erdogan
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka 'thumbuar' Greqinë dhe Qipron duke thënë se "fqinji i keq na bëri pronar të një industrie të mbrojtjes", teksa mbante fjalimin e tij në nisjen e ndërtimit të nëndetëses Hızırreis në kantierin Golcuk në Stamboll.

Sipas Protothemës, Erdogan tha se duke nisur nga fqinjët shumë vende europiane kanë mbrojtur veprimet e neveritura të organizatës FETO.

"Megjithë tradhtinë e vendeve që i konsideronim si vende mike dhe lojërat e aleatëve, ne e kemi arritur këtë. Ne kurrë nuk i kemi harruar sanksionet e padrejta të vendosura ndaj nesh për shkak të operacionit të paqes në Qipro".-tha Erdogan.

Duke folur më pas për prodhimin e nëndetëses, Presidenti turk theksoi se karakteristikat e saj teknike ishin mbresëlënëse dhe se mund të qëndronte nën ujë për tre ditë dhe në det për 12 javë pa karburant. Siç tha ai, Hızırreis do të vihet në funksion në vitin 2023, ndërsa nëndetësja Selmanreis në vitin 2027. Ai gjithashtu tha se nga ky vit do të vihet në shërbim një nëndetëse dhe se deri në vitin 2027 marina turke do të ketë gjashtë llojet e reja të nëndetëseve.

Nëndetëset që Turqia merr nga Gjermania janë të të njëjtit lloj me ato që ka Greqia, si "Papanikolis", në kuadër të marrëveshjes Berlin-Ankara që nga viti 2009. Sistemet e tyre elektronike, megjithatë, do të ndërtohen nga turqit.

Duke nënkuptuar Greqinë Erdogan pohoi gjithashtu se duke filluar nga fqinjët, shumë vende evropiane mbrojtën vasalët e FETO-s (organizata e Gylenit), të cilët kishin vënë në shënjestër demokracinë turke natën e 15 korrikut. Ai gjithashtu pohoi se udhëheqësit terroristë në Siri u pritën me tapete të kuqe.

Nuk mund të injorojmë sanksionet kundër nesh, veçanërisht nga Suedia. Nuk ka asnjë shpjegim logjik për këtë," tha ai, duke shtuar se pritjet e drejta të Turqisë për mbështetje në luftën kundër terrorizmit dhe sanksionet duhet të përmbushen.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll