Bota

'Incidenti' që u bë viral, këngëtari grek puth në buzë prezantuesin grek

Video e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale ku ka marrë mijëra klikime dhe komente nga ndjekësit.

23 Maj 2022, 17:54 Nga DOSJA
'Incidenti' që u bë viral, këngëtari grek puth
Stelios Rocco

GREQI- Një 'incident' ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit X-Factor në Greqi ku këngëtari Stelios Rocco puthi pa dashje në buzë moderatorin e emisionit, Andreas Georgiou.

Video e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale ku ka marrë mijëra klikime dhe komente nga ndjekësit.

E gjitha ndodhi gjatë emisionit të mbrëmshëm ku pasi hyri në skenë Rokkos është drejtuar drejt prezantuesit për t'a përshëndetur por gabimisht në vend që ta puthte në faqe e puthi në buzë.

“Stelio, më ke puthur në buzë”, ka thënë i habitur aktori, ndërsa këngëtari as nuk i ka kushtuar vëmendje dhe ka vazhduar të ecë pa pushim drejt vendin ku qëndron juria.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll