Nuk ka asnjë rast të lisë së majmunëve, MSH në Kosovë publikon dokumentin me rekomandime dhe masa
Në një postim në Facebook, ministria informon se aktualisht nuk ka asnjë rast të raportuar në Kosovë si dhe ka nxjerrë dokumentin e parë me udhëzaime për qytetarët.
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se po ndjek me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve.
Në një postim në Facebook, ministria informon se aktualisht nuk ka asnjë rast të raportuar në Kosovë si dhe ka nxjerrë dokumentin e parë me udhëzaime për qytetarët.
Postimi i plotë:
Njoftim
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani.
IKSHPK njofton se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Lisë së Majmunëve.
Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja.
Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.
Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.
IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të njoftoheni menjëherë në kohë reale.
Disa informacione për lijën e majmunëve:
• Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;
• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;
• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;
• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;
• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;
• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;
• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;
• Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;
• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.
Më shumë se 100 raste janë konfirmuar në Europë, SHBA, Kanada, Australi dhe Izrael. Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë thuhet së është i ulët. Lija e majmunit e cila është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh
Policia e Kosoves KOSOVË- Një aksion i organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën është duke u...
Detyronin tregtarët të blinim mallrat e tyre, arrestohen 5 anëtarë të 'Ndraghetta' në Itali
Foto ilustruese ITALI- Operacioni i karabinierëve të komandës provinciale të Reggio Calabrias, të cilët gjatë nat&e...
“Kurrë nuk kam ndjerë kaq turp nga vendi im”, këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen
Boris Bodarev RUSI- Këshilltari i përfaqësuesit të përhershëm rus I OKB-Së në Gjenevë, Boris Bodarev...
Vijimi i negociatave Kosovë-Serbi, Bislimi: Jemi pranë marrëveshjes për energjinë elektrike
Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme lidhur me dialo...
Dikush iu afrua shumë! Vladimir Putin i mbijetoi një atentati, detajet i zbulon Ukraina
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar një atentati gjatë një udhëtimi. Kështu të paktën pret...
Shembet ndërtesa dhjetëkatëshe në Iran, të paktën 5 të vdekur dhe 80 të bllokuar
Pallati i shembur ne Iran IRAN-Tronditëse janë pamjet që po bëjnë xhiron e internetit nga Irani, ku sot është shembur nj...
Finalizohet operacioni "Gropa", 10 të arrestuar dhe mbi 70 kg heroinë të kapura në Ferizaj
Foto ilustruese KOSOVË- Një aksion i organizuar nga Prokuroria Themelore e Ferizaj ka vënë në pranga 10 persona dhe ka konfisk...
VD-Rusër kundër luftës në Ukrainë, thirrje për paqe gjatë një koncerti rocku në Moskë
Pamje nga koncerti RUSI-Mijëra njerëz brohoritën slogane kundër luftës në një koncert rocku në Rusi fundjavën ...
Refugjatja ukrainase i mori burrin, 28-vjeçarja britanike:Kështu ma shpërbleu pasi e strehova
Lorna Garnett BRITANI- Lorna Garnett, nëna e dy fëmijëve, martesa tetëvjeçare e së cilës përfundoi me Tony Garnet...
Kryeministri i ri i Australisë shkon në Tokio për takimin e katërt
Anthony Albanese AUSTRALI- Kryeministri i Astralisë Anthony Albanese ka fluturuar në Tokio për të marrë pjesë në takimin...

