Bota

Të shtëna gjatë aksionit në Kosovë, zbulohet laboratori i drogës në Zveçan

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, gjithçka ka ndodhur gjatë një aksioni të Doganës dhe Policisë së Kosovës në një objekt, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduar.

23 Maj 2022, 17:33 Nga DOSJA
Të shtëna gjatë aksionit në Kosovë, zbulohet laboratori
Policia e Kosoves

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Zveçan të Kosovës gjatë një aksioni të nisur nga policia për kontrabandë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, gjithçka ka ndodhur gjatë një aksioni të Doganës dhe Policisë së Kosovës në një objekt, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduar.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.

Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës. Mirëpo është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, ka thënë Hoti.

Hoti ka konfirmuar se gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe se policia e ka identifikuar lokacionin prej nga kanë ardhur. Kjo ka ndodhur në afërsi të vendit ku po kryhej aksioni.

Janë dëgjuar të shtëna. Janë gjetur gëzhoja në atë zonë”, ka thënë Hoti.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll