Bota

Aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh

Aksioni i organizuar nga Policia e Kosovës ka synim luftën kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal.

23 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
Aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri,
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një aksion i organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën është duke u zhvilluar në komunën e Zvecanit, në veri të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ky aksion ka synim luftën kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal.

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë intervenuar sot në një objekt në fshatin Rajetice të komunës së Zveçanit, në të cilin dyshohet se gjenden pëplotë mallra të kontrabanduara nga Serbia”, kanë thënë burimet.

Pronar i këtij objekti është Sinisha Nedelkoviq, njëherit pronar edhe i shtëpisë së mallrave “Metal” në Zveçan, ku veç tjerash shitet edhe pajisje të ndryshme dhe materiale ndërtimi.

Sipas të njëjtave burime thuhet se gjatë zhvillimit të aksionit, i cili po vijon ende, janë dëgjuar të shtëna armësh por ende nuk raportohet për të plagosur ose të arrestuar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll