Bota

Pse një vend i vogël si Shqipëria është i kënaqur me fitoren e Anthony Albanese

Mbiemri i tij italian do të thotë 'shqiptar' dhe ishte një emër që i jepej një personi nga Shqipëria ose dikujt që ishte nga një vendbanim shqiptar në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

23 Maj 2022, 17:11 Nga DOSJA
Pse një vend i vogël si Shqipëria është i kënaqur
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një vend i vogël evropian është i kënaqur që Anthony Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë - dhe kjo është e gjitha për shkak të origjinës së mbiemrit të tij. Kryeministri u bë lajm në Shqipëri pas fitores së tij në zgjedhjet federale të shtunën. Mediat shqiptare shpjegojnë se zoti Albanese është djali i Carlo Albanese nga Barletta, një qytet në rajonin e Pulias, në Italinë juglindore.

Mbiemri i tij italian do të thotë 'shqiptar' dhe ishte një emër që i jepej një personi nga Shqipëria ose dikujt që ishte nga një vendbanim shqiptar në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe se edhe babai i politikanit australian vjen nga ky komunitet,”- thuhet në artikull. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.

Ai u rrit nga nëna e tij, pasi Albanese besonte gjithashtu se babai i tij ishte vrarë në një aksident me makinë derisa ai ishte rreth 15 vjeç, kur nëna e tij më në fund zbuloi se ai ishte rezultat i një marrëdhënieje jashtëmartesore me një stjuard italian që ajo takoi në një udhëtim nga Sidnei në Angli. Ai u takua me babanë e tij, Carlo, në Itali në vitin 2009. Më pas, Carlo vdiq nga kanceri në 2014.

Kryeministri i ri ishte i pari në familjen e tij që shkoi në universitet - duke studiuar ekonomi në Universitetin e Sidneit në fillim të viteve 1980, të cilin ai e financoi duke kryer shumë punë me kohë të pjesshme.

Marrë dhe përkthyer nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll