Bota

Dikush iu afrua shumë! Vladimir Putin i mbijetoi një atentati, detajet i zbulon Ukraina

Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov tha se kishte një "përpjekje të pasuksesshme" për vrasjen e Putinit.

23 Maj 2022, 15:31 Nga DOSJA
Dikush iu afrua shumë! Vladimir Putin i mbijetoi një atentati, detajet
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar një atentati gjatë një udhëtimi. Kështu të paktën pretendon Ukraina. Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov tha se kishte një "përpjekje të pasuksesshme" për vrasjen e Putinit.

"Ky është informacion jo publik. Përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi... Ndodhi rreth 2 muaj më parë,”-është shprehur për mediat vendase Budanov. Ndërsa gazeta tha se intervista e plotë do të transmetohet nesër.

Por po ashtu ka pohuar se udhëheqësi rus i ka shpëtuar katër tentativave për vrasje në të kaluarën, duke përdorur skuadrën e tij të snajperave për t’i siguruar jetën. Thuhet se Putin udhëton kudo me njësinë elitare të snajperëve.

 Snajperistët kanë një punë shumë të rëndësishme, e cila është që të lokalizojnë gjuajtësit e tjerë dhe t'i "nxjerrin jashtë loje" përpara se të kenë mundësinë të tërheqin këmbëzën ndaj Putinit. Presidenti rus thuhet se është fiksuar me idenë se dikush do ta vrasë, ndaj dhe kërkon mbrojtje gjatë gjithë kohës.

Marrë nga thesun.co.uk

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll