Bota

Finalizohet operacioni "Gropa", 10 të arrestuar dhe mbi 70 kg heroinë të kapura në Ferizaj

Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni i koduar 'Gropa' ka arrestuar në flagrancë 10 shtetasit e përfshirë në trafikun e drogës, të cilët janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

23 Maj 2022, 14:46 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni "Gropa", 10 të arrestuar dhe mbi 70 kg
Foto ilustruese

KOSOVË- Një aksion i organizuar nga Prokuroria Themelore e Ferizaj ka vënë në pranga 10 persona dhe ka konfiskuar rreth 70 kilogramë dorë e llojit heroinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni i koduar 'Gropa' ka arrestuar në flagrancë 10 shtetasit e përfshirë në trafikun e drogës, të cilët janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera. ​

Ndërkohë Prokuroria njofton se do të mbajë një konferencë për shtyp ku dhe do të japë detaje nga ky aksion.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë: z. Shukri Jashari, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe z. Reshat Murseli, Drejtori i antidrogës në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(d.a/dosja.al)

 

Sondazh

Poll