Politike

Djegia e mandateve/ Soreca në Korçë: Opozita minoi futjen e Shqipërisë në BE

22 Shkurt 2019, 15:29 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Soreca në Korçë: Opozita minoi futjen e

Korçë-Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka folur gjatë vizitës së tij në qytetin e Korccës për situatën politike në vend dhe për djegien e mandateve të opozitës.  Gjatë fjalës së tij ambasadori u shpreh se pa dialog nuk do të ketë zgjidhje për integrimin e Shqipërisë në BE.  Ambasadori Soreca theksoi se vendimi i opozitës për djegur mandatet ka minuar progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pjesë nga fjala e Luigi Soreca

Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e te drejtës për ta bëre këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike.

Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë ne dialog. Është e vështirë të bëjmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në këtë situate vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mendoj qe vendimi i opozitës ishte rrjedhojë i vlerësimit që ata vete bene. Sic e thamë ne nuk mendojmë qe kjo është rruga me e mire per Shqipërinë. E përsëris ne respektojmë vendimin e atyre qe vendosen te lenë mandatin por çështja është si Shqipëria mund te ece përpara drejt BE.  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadori i be djegia e mandateve te opozites luigi soreca soreca ne korce ambasadori i be djegia e mandateve te opozites luigi soreca soreca ne korce

Sondazh

Poll