Aktualitet

Plagosje në Durrës, arrestohet autori 40-vjeçar

Pas një konflikti për motive të të dobata ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 34-vjeçarin me inicialet E.K..

23 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
Plagosje në Durrës, arrestohet autori 40-vjeçar
Policia e Durrësit

DURRËS- Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Në njoftimin e Policisë së Durrësit, bëhet me dihet se autori i ngjarjes është A. Ç., 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës. Ky i fundit, pas një konflikti për motive të të dobata ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 34-vjeçarin me inicialet E.K..

Njoftimi i policisë;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll