Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit pranë karburantit në Shkozet, plagosen dy punonjësit

Nga shpërthimi kanë mbetur persona të plagosur. 

23 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA

Shpërthen bombula e gazit pranë karburantit në Shkozet, plagosen

DURRËS- Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një pikë shitje në lagjen numër 14 në Durrës. Policia informon se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy punonjësit, me inicialet R.K dhe E.K. Këta të dy janë dërguar në spital pë të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Fatmirësisht, punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi. Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll