Aktualitet

VD-Protesta/ Avokati: Ligjin e Butrintit po ia bëjnë dhuratë ministrit të jashtëm grek, s'është rastësi

Avokati Zaçe Islami deklaroi se ligji për Parkun po i bëhet dhuratë sot ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili sot ndodhet për vizitë në Tiranë. 

23 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
VD-Protesta/ Avokati: Ligjin e Butrintit po ia bëjnë dhuratë
Avokati

TIRANË- Shoqëria civile doli ditën e sotme në protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë kundër projekt ligjit për Parkun e Butrintit. Një prej tyre, avokati Zaçe Islami deklaroi se ligji për Parkun po i bëhet dhuratë sot ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili sot ndodhet për vizitë në Tiranë. 

“Sot ka ardhur Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe nuk është rastësi që do të mblidhet parlamenti për ta miratuar ligjin, për ta kthyer Butrintin në pronë të dikujt që nuk është as historian, as shqiptar, as ka interesa në Shqipëri. Pra, është dhuratë që ky parlament i shitur, ia bën Ministrit të Jashtëm grek, nuk është rastësi. Kush është shqiptar dhe do vendin e tij, duhet të jetë këtu dhe ta bllokojmë këtë ligj me çdo mjet deri në kryengritje të armatosur. Ne Butrintin nuk e lëshojmë, Butrinti është shqiptar, jo grek. Ai amerikani (kreu i fondacionit ) nuk është vetëm, e ka dërguar tjetërkush, janë plane të vjetra. Por Butrinti është dhe mbetet shqiptar.”

Dendias ndodhet ditën e sotme në Tiranë për t'u takuar me ministren Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll