'Do të bisedojmë për negociatat', kryeministri maqedonas takim me homologun bullgar në Vatikan
Sipas mediave vendase, gjatë qëndrimit në Romë Kovaçevski ditën e sotme pritet që të mbajë një takim me homologun bulgar Kiril Petkov.

VATIKAN-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe ministrja e kulturës Biseri Kostandinovska-Stojçevska ka mbërritur në Vatikan për një vizitë dyditore.
Sipas mediave vendase, gjatë qëndrimit në Romë Kovaçevski ditën e sotme pritet që të mbajë një takim me homologun bulgar Kiril Petkov.
Takimi siç mësohet do ta zhvillohet në orën 17:00 në Romë, ndërsa Kovaçevski i tha shkurt mediave se me Petkovin do të bisedohet për negociatat e deritanishme.
“Do të takohem me Petkov për të biseduar mbi negociatat të cilat janë zhvilluar deri tani mes dy ministrive të jashtme”, tha shkurt Kovaçevski pas takimit që kishte me Papa Françeskun në Vatikan.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Kim Jong Un humb njeriun më të shtrenjtë, mes shpërthimit të Covid-it të Koresë së Veriut
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT-Udhëheqësi i Kinës Kim Jong Un, ka humbur personin më të rëndësishëm, ndërkohë...
Ishte duke luajtur me shokët dhe u rrëzua nga ura, humb jetë i mituri në Kosovë
Vendngjarja KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Dragash të Kosovës ku një i mitur ka...
KFOR zhvillon garën ndërkombëtare "Rifleman Ridge" në Mitrovicë
KFOR KOSOVË- KFOR-i ka zhvilluar ditën e sotme në Mitrovicë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge” e ...
Vrau një civil ukrainas, dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus
Vadim Shishimarin UKRAINË- Një gjykatë në Kiev ka dënuar një ushtar rus me burgim të përjetshëm për vrasj...
Zelenskyy kërkon 'sanksione maksimale' ndaj Rusisë
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy vazhdon të thotë se Ukraina ka krijuar një precedent në muajt e fundit, duke treguar ...
Zelenskyy: Lufta e Ukrainës do të vendosë nëse forca brutale ruse do të sundojë botën
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot një fjalim për liderët botërorë të mbledhur në...
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Foto ilustruese Nga Federico Giuliani RUSI- Gjatë muajit prill, Rusia shpenzoi mbi 300 milionë dollarë në ditë për mbrojtjen...
Pezullohen dy zyrtarë të policisë kufitare në Kosovë, njëri prej tyre me gradën major
Foto ilustruese KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pezullu...
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, të ngjashme me të periudhës sovjetike në Afganistan
Foto ilustruese Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin lindor Luhansk, ka thënë ushtria ukrainase më 23 maj, pasi forcat ruse tentojn...
OBSH regjistron 248 sulme ndaj kujdesit shëndetësor ukrainas që nga pushtimi rus
OBSH BRITANI E MADHE-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se ka pasur 248 sulme ndaj kujdesit shë...

