Bota

Presidenti i Senegalit do të vizitojë Moskën dhe Kievin së shpejti

Sall tha se unioni dëshiron të shohë de-përshkallëzimin e konfliktit dhe paqen përmes dialogut midis dy palëve.

23 Maj 2022, 10:29 Nga DOSJA

 

Presidenti i Senegalit do të vizitojë Moskën dhe Kievin së
Macky Sall

 

AFRIKA PERËNDIMORE-Presidenti i Senegalit Macky Sall, do të vizitojë Moskën dhe Kievin në javët e ardhshme në cilësinë e tij si kryetar i Bashkimit Afrikan.

Sipas Sky News, Sall tha se unioni dëshiron të shohë de-përshkallëzimin e konfliktit dhe paqen përmes dialogut midis dy palëve.

"Ne nuk duam të jemi në një linjë me këtë luftë, shumë e qartë, ne duam paqe. Edhe pse ne e dënojmë pushtimin, ne po punojmë për një de-përshkallëzim, ne po punojmë për një armëpushim, për dialog… ky është pozicioni afrikan," tha Sall.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 89-të. Trupat ukrainase aktualisht po përpiqen të mbrojnë qytetin lindor nga bombardimet e forta nga forcat ruse.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll