Bota

Pas debatit, vajza përplas me makinë partnerin e saj në Greqi

Vajza ka përplasur me makinë partnerin e saj pas një debati të rëndë me njëri-tjetrin.

23 Maj 2022, 09:41 Nga DOSJA

Pas debatit, vajza përplas me makinë partnerin e saj në Greqi

GREQI- Një sherr i ashpër që nuk ka përfunduar në mënyrë të mirë ka ndodhur në zonën e Dilesio në Greqi, mbrëmjen e së dielës.

Sipas CNN, vajza ka përplasur me makinë partnerin e saj pas një debati të ashpër. Thuhet se gjithçka ka nisur gjatë një debati që kanë pasur dy të rinjtë dhe në atë moment vajza ka përzënë partnerin e saj nga makina.

I riu ka mbetur i plagosur rëndë ndërkohë që është transportuar menjëherë me autoambulancën e EKAB-it në Spitalin e Përgjithshëm të Greqisë ku tashmë po trajtohet.

Nuk dihet nëse është kryer ndalimi i vajzës nga autoritetet.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 23 Maj 2022, 08:29

DW: Pse Austria është neutrale?

Ushtare Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancel...