Bota

Të shtëna me armë në New York, vritet 48-vjeçari në stacionin e metros

Ndërkohë 48-vjeçari është transportuar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

23 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA

Të shtëna me armë në New York, vritet 48-vjeçari

SHBA-Një burrë qëlloi për vdekje një 48-vjeçar në gjoks në një tren në qytetin e Nju Jorkut të dielën. Sipas policisë fatmirësisht nuk ka patur persona të tjerë të lënduar.

Policia ka njoftuar se të shtënat ndodhën pak para mesditës në një tren që po udhëtonte mbi Urën e Manhatanit. Ndërkohë 48-vjeçari është transportuar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

Sipas CNN, në një konferencë , shefi i departamentit Kenneth Corey u tha gazetarëve se të shtënat ishin një sulm i rastësishëm, i cili ndodhi ndërsa viktima ishte në trenin e fundit që shkonte nga Brooklyn në Manhatan.

“Sipas dëshmitarëve, i dyshuari po ecte mbrapa dhe mbrapa në të njëjtin vagon treni dhe pa provokim, ka nxjerrë një armë dhe e ka gjuajtur në drejtim të viktimës nga afër”- tha shefi.

Sulmuesi u largua pasi treni mbërriti në stacionin e Canal Street në Manhattan. Corey tha se policia po shqyrtonte videon e sigurisë në përpjekje për ta identifikuar atë.

Një muaj më parë një burrë hapi zjarr brenda një treni të metrosë në Bruklin, duke plagosur 10 persona. Sulmuesi i dyshuar tashmë është nën akuzë për terrorizëm. Në janar, një grua u shty për vdekje para një treni të metrosë nga një i huaj.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll

Bota 23 Maj 2022, 08:29

DW: Pse Austria është neutrale?

Ushtare Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancel...