Bota

Vritet koloneli në Gardën Revolucionare të Iranit

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një burrë të gjakosur të rrëzuar në një makinë me rripin e sigurimit ende të vendosur.

23 Maj 2022, 08:45 Nga DOSJA
Vritet koloneli në Gardën Revolucionare të Iranit
Foto ilustruese

IRAN-Koloneli Sayad Khodai, i kosuosionit të fuëishëm të Gradës Revolucionare iraniane është vrarë dje në një atentatë në Teheran. Dy persona të armatosur me motoçikletë raportohet se kanë qëlluar pesë herë kolonelin Khodai në një makinë jashtë shtëpisë së tij. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës. Është shkelja më e madhe e sigurisë në Iran që nga viti 2020 kur u vra një shkencëtar kryesor bërthamor.

Sipas BBC, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një burrë të gjakosur të rrëzuar në një makinë me rripin e sigurimit ende të vendosur.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë forcën për mbështetjen e organizatave terroriste dhe se janë përgjegjëse për sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh tha se koloneli u vra nga "armiqtë e betuar" të Iranit të cilët janë "agjentë terroristë të lidhur me arrogancën globale" .

Ndërsa lajmi për vrasjen u përhap, lajmet shtetërore iraniane raportuan se Garda Revolucionare kishte ekspozuar dhe arrestuar një rrjet spiunësh izraelitë. Nuk ka asnjë koment zyrtar nga Izraeli.

Në vitin 2020, komandanti ushtarak më i fuqishëm i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, u vra nga një sulm ajror i SHBA-së në Irak.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 23 Maj 2022, 08:29

DW: Pse Austria është neutrale?

Ushtare Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancel...