Politike

Vokshi zyrtarizon fitoren e Berishës: Procesi më tranparent, mori 93.45% të votave

22 Maj 2022, 22:38 Nga DOSJA
Vokshi zyrtarizon fitoren e Berishës: Procesi më tranparent, mori
Albana Vokshi

TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në një prononcim për mediat, ajo lexoi rezultatin e plotë në 108 qendrat ku u votua sot dhe tha se Berisha është rizgjedhur me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota. 

“Para së gjithash dua të them se ky ishte procesi më transparent dhe më i besueshëm i kryer ndonjëherë. Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD.  Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave.  2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%. Të pavlefshme janë 328 vota. Ky është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre,”- tha Vokshi ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll