Aktualitet

Parku i Butrintit/ Shoqëria civile në protestë: Do e mbrojmë me forcë, Meta mos ta dekretojë ligjin

Në kohën kur brenda seancës plenare po diskutohet ky projekt ligj, qytetarët dhe shoqëria civile ka dalë në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet

23 Maj 2022, 10:11 Nga DOSJA
Parku i Butrintit/ Shoqëria civile në protestë: Do e mbrojmë
Sazan Guri

TIRANË- Përballë Kuvendit po zhvillohet një protestë kundër projektligjit për Parkun e Butrintit. Në kohën kur brenda seancës plenare po diskutohet ky projekt ligj, qytetarët dhe shoqëria civile ka dalë në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet. Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje. Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.

Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai.

Ambientalisti, Sazan Guri është shprehur se do të shkojnë deri në Gjykatë në mënyrë që ky projet ligj të mos miratohet.

'Do protestojmë me forcë, ne Butrintin do ta mbrojmë me të gjitha mjetet. Ne jemi përgatitur për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Do t'i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së parë për të bërë ndalimin.  Nesër në orën 11:00 mblidhet akademia e Shqipërisë, e cila ende nuk është shprehur. I bëjmë thirrje Metës që të mos e dekretojë ligjin'- u shpreh ai.

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll