Berisha e mbyll mesazhin e parë si kryetar në anglisht: Kurrë mos thuaj kurrë!
Berisha falenderoi edhe rivalin e tij Ibsen Elezi, të cilin e konsideroi një demokrat të vërtetë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur në anglisht mesazhin e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Para mbështetësve në selinë blu, ai tha se një vit më parë, kur u pyet nga gazetarët nëse do të kthehej sërish në krye të PD-së, është shprehur se nuk i dihet kurrë. Dhe sot, ajo pyetje e ka marrë përgjigjen. Berisha falenderoi edhe rivalin e tij Ibsen Elezi, të cilin e konsideroi një demokrat të vërtetë.
“Në mënyrë të veçantë mirënjohja ime shkon për të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranoj se ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Ndaj dhe betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve: Do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij ai është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e bukura të të tjerëve. Më pak se një vit më parë, në 13 qershor në këtë sallë, diku aty në qoshe, gazetarët pasi votova më pyetën: Çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha ndonjëherë të rikthehet në krye të PD-së? – Përgjigjja ime ishte kjo: “Never say never”! Ndaj dhe unë do t’i them sonte çdo të riu dhe të reje shqiptare, çdo demokrati dhe demokrateje shqiptare, “Never say never”, ne do të fitojmë. Faleminderit shumë të gjithë komisionerëve, faleminderit Komisionit të Administrimit të operacioneve zgjedhore, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ju falënderoj me mirënjohjen më të madhe ju, miqtë e mi të pranishëm në këtë sallë, që e zbukuruat, e bëtë kaq njerëzore këtë fitore të Partisë Demokratike! Rroftë Partia Demokratike! Një përshëndetje të veçantë kam për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili është një demokrat i vërtetë me integritet, që zhvilloi një garë të qytetëruar. Faleminderit shumë të gjithëve ju! Mirupafshim!”- tha Berisha ndër të tjera.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Berisha flet si kryetar nga selia blu: U krye! Ndodhi mrekullia e shekullit 21
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Nga selia blu,...
Po rrëfente jetën, Kryemadhi emocionohet nga mesazhi i nënës së saj: Jam krenare
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të die...
“Është gabimi im politik”, Kryemadhi zbulon se i ka kërkuar falje Metës për djegien e mandateve
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë ...
Nis festa, Berisha në krye të PD, shpërthejnë fishekzjarret në selinë blu
Selia e PD TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Vokshi zyrtarizon fitoren e Berishës: Procesi më tranparent, mori 93.45% të votave
Albana Vokshi TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...
Berisha rimerr drejtimin e PD pas 9 vitesh, mesazhi: Mrekullia e shekullit, do shpëtojmë Shqipërinë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surpri...
Nis festa, shpërthejnë fishekzjarret në Tiranë pas fitores së Berishës
Festë në selinë blu TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...
Përlotet Monika Kryemadhi! Rrëfen momentin e vështirë: Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë
Monika Kryemadhi dhe vajza TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Mon...
S'KA SURPRIZA! Berisha drejt rimarrjes së selisë blu (Votat ne qarqe)
Pogradec 516 votues Sali Berisha 484 vota Ibsen Elezi 32 vota Asnjë të pavlefshme Devoll Sali Berisha 1082 vota Ibsen Elezi 135 vota 8 vota të...
Mbyllet numërimi i votave në pjesën më të madhe të vendit, fitues Berisha
Numërimi i votave në PD TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është drejt fun...


