Sport

Man.City fiton titullin me tri gola për 5 minuta, Gerrard nuk e ndihmon dot Liverpool-in

22 Maj 2022, 19:01 Nga DOSJA

Man.City fiton titullin me tri gola për 5 minuta, Gerrard nuk e ndihmon dot

ANGLI-Manchester City fituon titullin kampion! Skuadra e Pep Guardiola ia del në javën e fundit pas një fitoreje të çmendur të arritur në javën e fundit të kampionatit kundër Aston Villa-s.
Në fakt, skuadra e Steven Gerrard ka qenë në avantazh të dy golave deri në minutën e 69-të pas realizimeve nga Cash në minutën e 37-të dhe Coutinho-s, ish-yll i Liverpool-it, në të 69-tën.

Manchester City nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka në harkun e pesë minutave.
Gundogan ka ngushtuar diferencat në minutën e 76-të, Rodri ka barazuar në të 78- ën dhe përsëri Gundogan ka realizuar golin e përmbysjes dhe atë që i ka dhuruar titullin City-t. Liverpool mposhti ëolves me shifrat 3-1 duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë, vetëm një pikë larg nga City kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll