Sport

Formula 1/ Verstappen fiton në GP të Spanjës dhe merr kreun e renditjes së Botërorit

Kampioni në fuqi i botës përfiton nga dalja jashtë e pilotit monegask për të fituar garën e Barcrlonës dhe për të rrëmbyer kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm.

22 Maj 2022, 17:12 Nga DOSJA

Formula 1/ Verstappen fiton në GP të Spanjës dhe merr kreun e

SPANJE - Zhgënjim për Ferrarin në GP të Spanjës: një problem teknik detyroi Charles Leclerc, i cili dominoi në njëzet e shtatë xhirot e para, të tërhiqej ngta pista e Barcelonës.  Red Bull përfiton nga kjo dhe arrin suksesin e katërt të sezonit (i treti me radhë) për Max Verstappen, i cili gjithashtu merr për herë të parë këtë vit, vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotët. 

Perez përfundoi i dyti, para Mercedesit të George Russell (duke luftuar Verstappen për një kohë të gjatë). Ferrari duhej të kënaqej me vendin e pestë për Carlos Sainz, i cili filloi keq në semafor dhe u rrotullua në fazat e hapjes. Lewis Hamilton i pesti në rikthim pas një kontakti me Kevin Magnussen në xhiron e pare, rikthim deri në pozitën e katërt. 

Leclerc ngadalëson dukshëm garën në xhiron e 27-të! Problemi i njësisë së energjisë. Charles kthehet në skuderi dhe F1-75 numri 16 është parkuar në garazh. Tani Russell në epërsi, me Verstappen gjithnjë e më kërcënues, e kanë rrugën të hapur... Verstappen merr epërsinë pa probleme në xhiron e 50-të dhe falënderon shokun e tij të skuadrës (përsëri përmes radios). 

Sainz dhe Hamilton kalojnë Bottas-in në xhiron e 58-të dhe dy xhiro më vonë kampioni i botës shtatë herë parakalon Ferrarin e vetëm në garë. Probleme me benzinën në finale për Mercedes. Sainz kalon Hamiltonin i cili duhet të ngadalësojë por shpëton vendin e pestë nga rikthimi i Bottas. 

Nën flamurin me kuadrate, vjen dhe fitorja e katërt e sezonit për Verstappen dhe Red Bull dyshe, edhe nëse Sergio Perez lë të kuptohet përmes radios në finale për një polemikë me skuadrën e tij.

Formula 1/ Verstappen fiton në GP të Spanjës dhe merr kreun e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll