Sport

Sheiku al-Khelaïfi dhe Mbappé, të hënën, në “Parc des Princes” përballë shtypit

Presidenti i PSG-së dhe sulmuesi, i cili ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2025, do të mbajnë një konferencë shtypi për të treguar detaje dhe si u arrit marrëveshja, ndrërkohë që do të flasin për të ardhmen

22 Maj 2022, 16:50 Nga DOSJA
Sheiku al-Khelaïfi dhe Mbappé, të hënën, në

FRANCE - Dy ditë, pas njoftimit për rinovimin dhe zgjatjes së kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain deri në vitin 2025, presidenti i skuadrës pariziene Nasser al-Khelaïfi dhe futbollisti i kombëtares franceze, do të mbajnë një konferencë të hënën (15:00) në ‘Parc des Princes’. 

Në mënyrë të pashmangshme, gjatë këtyre kohëve të fundit, do të diskutohet për marrëdhënien e klubit me lojtarin, e cila, u shndërrua në një telenovelë që ka zgjatur për muaj të tërë. Gjithashtu, në këtë takim, do të flitet edhe për të ardhmen dhe revolucionin që pritet të ndodhë te PSG-ja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll