Sport

VD-Silva i jep dhuratën e veçantë Ramës, kryeministri: E paskeni studiuar gjatësinë time

Rama mori kupën në dorë dhe me humor tha se ia kishin sjellë në proporcion me gjatësinë e tij.

22 Maj 2022, 15:47 Nga DOSJA
VD-Silva i jep dhuratën e veçantë Ramës, kryeministri: E
Edi Rama, Gilberto Silva

TIRANË- Personaliteti i futbollit botëror Gilberto Silva i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama ‘Kupën e Botës’ në miniaturë si dhuratë. Ishte pikërisht madhësia e dhuratës ajo që e bëri kreun e qeverisë që të qeshte e të bënte batuta. Rama mori kupën në dorë dhe me humor tha se ia kishin sjellë në proporcion me gjatësinë e tij.

“Po, e kanë sjellë sipas gjatësisë, paskeni stidiuar gjatësinë time. Megjithatë kjo do të mbatet me krenari këtu në muzeun e dhuratave në zyrën e kryeministrit, e shihni, kjo është kupa e tretë,”- tha Rama ndër të tjera.

Trofeu i Kupës së Botës mbërriti sot në Tiranë. Ajo u pritet me një ceremoni në Aeroportin e Rinasit. Së bashku me Kupën e Botës erdhi edhe një personalitet i futbollit botëror si Gilberto Silva, i cili është ambasador i trofeut.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll