Sport

Rezultatet negative, tifozët e klubit spanjoll braktisin skuadrën; protestë jashtë stadiumit ndaj presidentit të klubit

Mijëra tifozë të Valencias kanë vendosur të mos e ndjekin ndeshjen e fundit të kampionatit në tribunat e Estadio de Mestalla, por të presin jashtë stadiumit

22 Maj 2022, 16:08 Nga DOSJA

Rezultatet negative, tifozët e klubit spanjoll braktisin skuadrën;

SPANJË- Mijëra tifozë të Valencias kanë vendosur të mos e ndjekin ndeshjen e fundit të kampionatit në tribunat e Estadio de Mestalla, por të presin jashtë stadiumit. Tifozët kanë protestuar kështu kundër presidentit të klubit, i cili refuzon të shesë aksionet. Në orët e fundit skuadra e Jose Bordales u përball me Celta Vigo-n, takim që Valencia e fitoi me shifrat 2-0.

Tifozët janë të zhgënjyer për sezonin, pasi skuadra e tyre e zemrës e mbylli në vendin e 9-të kampionatin. Peter Lim mori Valencian në vitin 2014 dhe shpëtoi klubin spanjoll nga falimentimi.Në vitet e para të drejtimit të Lim, klubi rilindi dhe skuadra u kualifikua gjithashtu në Champions League, si në 2017 ashtu edhe në 2018.

Pjesa më e madhe e meritave i takon drejtorit sportiv Mateu Alamany dhe trajnerit Marcelino. Të dy u shkarkuan në 2019 dhe Valencia pësoi rënie. Tifozët i kanë kërkuar vazhdimisht Lim të shesë klubin, por ekzekutivi i Singaporit e refuzoi kërkesën.

E.Ç (Dosja.al)

44387

Sondazh

Poll