Aktualitet

Gjendet një skelet njeriu në Ardenicë të Lushnjës, dyshohet se i përket një ushtari italian

Agim Hoxha teksa punonte në oborrin e shtëpisë së tij, në thellësinë 10 cm, zbuloi skeleton dhe njoftoi menjëherë kryeplakun e fshatit dhe Policinë për gjetjen e tij.

22 Maj 2022, 14:59 Nga DOSJA

Gjendet një skelet njeriu në Ardenicë të Lushnjës,

LUSHNJE- Në fshatrin Ardenicë të Lushnjës është gjetur një skelet njeriu, që dyshohet se i përket një ushtari italian të Luftës së Dytë Botërore. Agim Hoxha teksa punonte në oborrin e shtëpisë së tij, në thellësinë 10 cm, zbuloi skeleton dhe njoftoi menjëherë kryeplakun e fshatit dhe Policinë për gjetjen e tij.

Sipas kryeplakut Myzafer Hoxha, eshtrat mund të jenë të një ushtari italian të mbetur i vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo pasi sipas tij, në vendin ku tani banon familja, më herët ka qenë ndërtuar një spital ushtarak. Madje në këtë zonë me përpara janë zbuluar edhe enë qeramike, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë studim.

Eshtrat e gjetura janë marrë nga policia, e cila i ka dërguar në laboratorin e mjekësisë ligjore për të zbuluar se kujt i përkasin, por dyshimet paraprake janë për ushtarin e mbetur në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll