Aktualitet

Kishte 3 muaj që ishte zhdukur, gjendet e mbytur në liqen e moshuara nga Pogradeci

Policia e Shtetit ka bërë me dije me nj% njoftim zyrtar se viktima ishte larguar nga banesa që prej datës 12 Shkurt të këtij viti.

22 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Kishte 3 muaj që ishte zhdukur, gjendet e mbytur në liqen e moshuara
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Policia e Shtetit ka bërë me dije me nj% njoftim zyrtar se viktima ishte larguar nga banesa që prej datës 12 Shkurt të këtij viti, por është gjetur pa jetë sot në vendin e quajtur "Pompat e Tushemishtit".

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022,”- njoftoi Policia.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Por megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll