Aktualitet

I akuzuar për vrasje, pas 4 vitesh në arrati shqiptari, arrestohet në Greqi

Kjo pasi në vendin tonë akuzohej për vrasje dhe deklarim të rremë,ndaj dhe kishte vendosur që të largohej drejt Greqisë. 

22 Maj 2022, 13:20 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasje, pas 4 vitesh në arrati shqiptari, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar kërkohej prej 4 vitesh nga Policia greke, por sot u gjet në Kalymnos. Protothema.gr shkruan se shqiptari, 27 vjeç, ishte arratisur nga Shqipëria në Greqi për ti shpëtuar prangave të policisë. Kjo pasi në vendin tonë akuzohej për vrasje dhe deklarim të rremë,ndaj dhe kishte vendosur që të largohej drejt Greqisë. 

I riu shqiptar u kontrollua nga efektivët e policisë vendase mbrëmjen e së premtes 20 maj, ku u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Menjëherë Policia e arrestoi, duke zbatuar urdhër-arrestin ndërkombëtar, ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. 

Megjithatë deri më tani nuk bëhet me dije emri i personit që ka përfunduar në prangat e Policisë greke, e për cilën vrasje akuzohet i riu ende i paidentifikuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll