Aktualitet

Sezoni nis 'mbarë'/ Lopa e ngordhur hidhet në plazhin e Sarandës, ende asnjë reagim

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, një lopë e ngordhur është hedhur në plazhin e Krorëzit.

22 Maj 2022, 14:53 Nga DOSJA
Sezoni nis 'mbarë'/ Lopa e ngordhur hidhet në plazhin e
Lopa e ngordhur

SARANDË- Pamje të rënda vijnë nga plazhi i Sarandës, që duket se qytetarët e shohin si “kosh mbeturinash”. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, një lopë e ngordhur është hedhur në plazhin e Krorëzit.

Ndërkohë që asnjë institucion nuk ka bërë asnjë reagim dhe as kanë tentuar që të heqin kafshën nga uji për të mos përhapur me tej mikrobe tek pushuesit e parë që kanë mbërritur në plazh. Po ashtu, nuk dihet as se kush është përgjegjësi për hedhjen e lopës në ujë.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll