Aktualitet

Zhduket një person në Tiranë, babai: Iku nga shtëpia dhe s'u kthye më

Babai i tij, një 59-vjeçar, banues në Bathore, ka bërë kallëzimin penal në Policinë e Shteti, duke treguar se i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

22 Maj 2022, 12:35 Nga DOSJA
Zhduket një person në Tiranë, babai: Iku nga shtëpia dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale U.S., është zhdukur pa lënë gjurmë. Babai i tij, një 59-vjeçar, banues në Bathore, ka bërë kallëzimin penal në Policinë e Shteti, duke treguar se i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ndaj dhe Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Po ashtu, Policia ka lajmëruar edhe për të prangosur të tjerë gjatë ditës së sotme në Tiranë, të cilët do të përballen me ligjin për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 24 vjeç, dhe E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet në pronësi të shtetasit B. M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: - I. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur; - N. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi L. Sh., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
----
Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll