Bota

Horror në Turqi, pas debatit me gruan ukrainasi e plagos dhe vret dy fëmijët e tij me thikë

Sipas asaj që është bërë e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit, kur autori, i cili kishte mbërritur në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në vendin e tij.

22 Maj 2022, 14:36 Nga DOSJA
Horror në Turqi, pas debatit me gruan ukrainasi e plagos dhe vret dy
Autori

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në qytetin e Alanyas, në rajonin e Antalisë në Turqi, kur një 38-vjeçar ukrainas goditi për vdekje me thikë dy fëmijët e tij të mitur dhe plagosi gruan e tij.

Sipas asaj që është bërë e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit, kur autori, i cili kishte mbërritur në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në vendin e tij, ka pasur një debat të ashpër me gruan, të cilën më pas e sulmoi dhe e plagosi, ndërsa goditi me thikë në qafë dhe i vrau dy fëmijët, vajzën gjashtëvjeçare dhe djalin katër vjeç.

Gruaja ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë nga fqinjët, ndërsa ambulanca që ka mbërritur në vendngjarje, u ka dhënë ndihmën e parë fëmijëve, por nuk kanë mundur t'i mbajnë në jetë.

38-vjeçari, i cili ishte pedagog dhe profesor i Ekonomisë në një universitet në Kharkov, u arrestua dhe u akuzua për vrasje me paramendim.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll