Bota

Vulin shpërthen në akuza ndaj Perëndimit: Rusia nuk na ka bombarduar dhe s'na kërkon njohjen e Kosovës

Duke komentuar kërkesat e Perëndimit që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë,  Vulin vuri në dukje faktin se Moska, ndryshe nga Perëndimi, nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë.

22 Maj 2022, 13:14 Nga DOSJA
Vulin shpërthen në akuza ndaj Perëndimit: Rusia nuk na ka
Aleksander Vulin

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin e ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba që u bënë ditëve të fundit në Beograd.

Duke komentuar kërkesat e Perëndimit që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë,  Vulin vuri në dukje faktin se Moska, ndryshe nga Perëndimi, nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë.

Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin”, tha Vulin për TV Prva.

Ai tha se “në emaile thuhej se bombat ishin vendosur për shkak se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”.

“Por nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, a mendoni se kërcënimet nuk do të vinin nga pala tjetër? Në vendet e mëdha, Rusia, Amerika … ka një epidemi të raporteve të tilla. Është thjesht diçka me të cilën duhet të jetoni”, tha Vulin.

Ai shprehu admirim për presidentin e Serbisë, duke thënë se askush tjetër nuk do të kishte guximin dhe qëndresën që tregon Vuçiç.

Vuçiç ishte i qartë, ai tha se ne do të kujdesemi për veten, imazhin tonë, të kaluarën tonë, të ardhmen tonë. Nuk mund të harrojmë se Rusia pengoi rezolutën britanike të vitit 2015 në Kombet e Bashkuara, se serbët janë një popull gjenocidal. Askush tjetër nuk do ta kishte atë guxim dhe durim”, tha Vulin.

Vulin përsëriti se është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pasi sipas tij kjo nuk do të ndryshonte ekonominë e saj dhe ato skanë asnjë vlerë.

"Ju serb, nuk mund t'i zgjidhni miqtë tuaj, ne do t'ju zgjedhim ju. Ato presione të mëparshme që i kam parë në Bruksel, nuk janë asgjë në krahasim me atë që po ndodh me vendin tonë tani" - theksoi Vulin.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll