Bota

Kurti kërkon që kampi ushtarak i KFOR-it të jetë bazë e përhershme, mediat serbe: Provokim i turpshëm

Kurti tha se gjatë vizitës së tij në SHBA ka pasur disa takime me zyrtarë në të cilat është shprehur përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Kosovës.

22 Maj 2022, 13:36 Nga DOSJA
Kurti kërkon që kampi ushtarak i KFOR-it të jetë bazë e
Albin Kurti

KOSOVË- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që Bondsteel, kampi ushtarak i pjesëtarëve amerikanë të KFOR-it, të bëhet bazë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, bëhet e ditur nga zyra e tij.

Kryeministri vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’i vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

Këtë deklaratë të Kurtit mediat serbe e konsiderojnë si provokim pasi kjo do të sillte praninë dhe ndikimin e perëdimit në kufi përgjithmonë.

Kurti tha se gjatë vizitës së tij në SHBA ka pasur disa takime me zyrtarë në të cilat është shprehur përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Kosovës. Ai ka thënë gjithashtu se është i nevojshëm “çmilitarizimi i brezit tokësor” përgjatë vijës administrative, duke pretenduar se Serbia ka krijuar gjithsej 48 “baza operative sulmuese”.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll