Bota

Operacion i madh shpëtimi për 21 emigrantë në Greqi, mes tyre një vajzë e verbër

Në një operacion kërkim-shpëtim të koordinuar nga Qendra e Bashkuar Koordinuese e Kërkim Shpëtimit (EKS.E.D.), oficerët e Rojës Bregdetare shpëtuan 21 persona, tre prej të cilëve janë në rraskapitje të madhe fizike dhe i transportuan në Rodos.

22 Maj 2022, 13:58 Nga DOSJA
Operacion i madh shpëtimi për 21 emigrantë në Greqi, mes
Emigrant

GREQI- Një anije me emigrantë ka rrezikuar të mbytet në një zonë detare në verilindje të Rodosit ku në bord kishte 21 persona përfshirë persona me aftësi të kufizuara, si një vajzë e verbër dhe një person tjetër me probleme lëvizëse.

Sipas mediave greke, në një operacion kërkim-shpëtim të koordinuar nga Qendra e Bashkuar Koordinuese e Kërkim Shpëtimit (EKS.E.D.), oficerët e Rojës Bregdetare shpëtuan 21 persona, tre prej të cilëve janë në rraskapitje të madhe fizike dhe i transportuan në Rodos.

Operacioni, i cili përfshinte një mjet lundrues në det të hapur dhe një patrullë të rojes bregdetare, ka përfunduar pa humbje jetësh.

Kundër nesh nuk janë emigrantët, por ata kanë qenë, janë dhe do të jenë trafikantët dhe organizatat kriminale që fshihen pas tyre”.-thuhet në njoftimin e rojeve bregdetare.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll