Bota

Lija e majmunëve, OBSH konfirmon 92 raste në 12 vende, priten rekomandime

Vendet ku virusi i ri është shfaqur sipas OBSH janë: Australia, Belgjika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

22 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
Lija e majmunëve, OBSH konfirmon 92 raste në 12 vende, priten
Foto ilustruese

TIRANË- 92 raste janë konfirmuar, e 28 të tjera dyshohen se janë prekur nga lija e majmuneve, kështu të paktën raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vendet ku virusi i ri është shfaqur sipas OBSH janë: Australia, Belgjika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për rastet e raportuara deri më tani, mendohet se është transmetuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Deri më tani mendohet se ata që janë më të rrezikuar janë ata që kanë pasur kontakt të ngushtë fizik me dike që ka marrë linë e majmunëve, por që janë edhe simptomatikë.

Më frikën se po lind një pandemi e re pas koronavirusit, OBSH po punon për të ofruar udhëzime për të mbrojtur mjekët dhe infermierët dhe punonjësit e tjerë të ekipeve shëndetësorë që mund të jenë në rrezik. Megjithatë OBSH do të japë rekomandime të tjera teknike në ditët në vijim.

Marrë nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll