Art&Argëtim

Doja Cat anulon turneun 'Billboard Music Awards', shkak një operacion në bajame

Dvoja Cat shpjegoi se bajamet e saj u infektuan përpara turneut 'Billboard Music Awards' të së dielës, ku ajo mori katër çmime.

22 Maj 2022, 14:00 Nga DOSJA
Doja Cat anulon turneun 'Billboard Music Awards', shkak një
Doja Cat

SHBA-Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë operacion një nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u infektuan përpara turneut 'Billboard Music Awards' të së dielës, ku ajo mori katër çmime për albumin më të mirë "R&B", artisten më të mirë femër "R&B" dhe këngën virale.

“Unë po merrja antibiotikë por harrova që po i merrja dhe më pas piva verë dhe po pija cigare elektronike gjatë gjithë ditës dhe më pas fillova të kem një rritje të keqe në bajame, kështu që ata duhej të bënin një operacion mbi të”- ka shkruar ajo.

Doja Cat anulon turneun 'Billboard Music Awards', shkak një

Sipas mediave të huaja, duke iu përgjigjur një fansi që e pyeti nëse ajo kishte në plan të vazhdonte duhanin, reperja tha se tani po përpiqej ta heqë njëherë e mirë këtë zakon. Doja Cat u kthye në platformë të premten për të njoftuar se do t’i duhet një operacion tjetër dhe duhet të anulojë shfaqjet e saj të ardhshme.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2022, 09:24

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Ermonela Jaho MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme...