Art&Argëtim

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Jaho është e njohur për rolet e saja, si Violeta, Madama Butterfly, Liu dhe shumë role të tjera në të cilat lë gjurmë origjinale sa herë që i interpreton

22 Maj 2022, 09:24 Nga DOSJA
Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup
Ermonela Jaho

MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme. Koncerti do të mbahet në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, ndërsa do jetë i përbërë nga arie të kompozitorëve botëror, si Puccini, Bellini, Verdi, Gounod, Massenet dhe të tjerë, shkruan Alsat.

Jaho është e njohur për rolet e saja, si Violeta, Madama Butterfly, Liu dhe shumë role të tjera në të cilat lë gjurmë origjinale sa herë që i interpreton. Ajo është fituese e çmimit ndërkombëtar Muzika Vokale 2021 për albumin e saj solo “Anima Rara”.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll