Art&Argëtim

Capital T rrëfen si ka nisur karriera në muzikë: Më ka mbështetur daja

Ai tha se influenca e tij në muzikë ka qenë daja i tij. 

22 Maj 2022, 13:23 Nga DOSJA
Capital T rrëfen si ka nisur karriera në muzikë: Më ka
Capital T

TIRANË-Këngëtari Trim Ademi, i nohur me emrin e artit "Capital T", ka rrëfyer se si e ka nisur muzikën. Ai tregoi momentin kur ishte adoleshent dhe nisi të krijojnte pjesët e para muzikore, që më pas ia tregoi dajës së tij, reperit 2po2. Capitali ishte i ftuar tek emisioni "A Live Night”, teksa tha se influenca e tij në muzikë ka qenë daja i tij, Besnik Canolli. 

“Influenca ime kryesore në muzikë ka qenë daja. Por unë kam filluar para se t’i prezantohesha atij që bëj muzikë, me shoqërinë time, një rreth të caktuar që kam pasur në Prishtinë, moshatarë të mi. Kam filluar të regjistroj demo, të regjistroj këngë, fillimisht me kushte minimale në shtëpi, pastaj me ndihmën e ca shokëve që kanë pasur ca studio të vogla në Prishtinë. Më pas i kam prezantuar disa punë të miat, ka qenë një bisedë shumë korrekte me të, sepse është shumë korrekt dhe më ka thënë nëse nuk ke potencial, vetëm se jemi familjarë, nuk dua të të shtyj me diçka që nuk mund të funksionojë. Unë atëherë kam qenë 13-14 vjeç, mirëpo ai u surprizua kur ka parë gjërat që unë dija të bëja në atë moshë. Kemi hyrë në studio, filluam të realizonim, shkruajta pjesët e mia, i ka pëlqyer shumë”, tha Capital T. 

Këngëtari 2po2 ka ndihmuar nipin e tij Capital T në hapat e para të karrierës në muzikë. Për herë të parë, Capital T i'u prezantua publikut në vitin 2007.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2022, 09:24

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Ermonela Jaho MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme...