Art&Argëtim

'Ka qenë periudhë e vështirë', Capital T flet për fëmijërinë e tij gjatë luftës në Kosovë

Capitali, i cili është lindur dhe ka kaluar fëmijërinë në Kosovë ka kujtuar se në periudhën më të vështirë, gjatë luftës, ai mban mend se familja dhe të afërmit kanë bërë që të krijonte kujtime të bukura.

22 Maj 2022, 11:25 Nga DOSJA
'Ka qenë periudhë e vështirë', Capital T flet
Capital T

TIRANË- Reperi Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi ka qenë i ftuari i rradhës në emisionin 'A live Night' në Top Channel.

Capitali, i cili është lindur dhe ka kaluar fëmijërinë në Kosovë ka kujtuar se në periudhën më të vështirë, gjatë luftës, ai mban mend se familja dhe të afërmit kanë bërë që të krijonte kujtime të bukura.

Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e luftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj.

Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lufta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë”.-u shpreh ai.

Reperi, i emocionuar rrëfeu dhe marrëdhënien e afërt dhe të ngushtë që ka me nënën e tij pasi babai ka patur tepër angazhime pune dhe ka qenë gjithmon në lëvizje.

Raportet kanë qenë fantastike në familjen time. Kryesisht me mamin jam më i lidhur për shkak se ka qenë më prezente në jetën time, babi ka qenë i angazhuar në shumë procese shtetformuese, po ashtu ka qenë tërë kohës në udhëtim, shumë i angazhuar”.-përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2022, 09:24

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Ermonela Jaho MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme...