Art&Argëtim

Është e pastrehë/ Ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch shfaqet me orë 'Apple'

Në pamjet e mëposhtme, Loni tërheq karrocën matanë rrugës, ndërsa mbante një cigare në gojë e një copë të madhe kartoni në shpinë. Edhe pse kishte orë, ajo endej rrugëve pa këpucë.

22 Maj 2022, 13:44 Nga DOSJA
Është e pastrehë/ Ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch
Loni ëillison

SHBA- Ish-bashkëshortja e yllit Jeremy Jackson, Loni Willison, është parë duke mbajtur një orë të shtrenjtë të markës "Apple", edhe pse është e pastrehë. Në fotot ekskluzive të marra nga "The Sun", Loni dukej se po kërkonte sende të mbetura përgjatë rrugëve të Venice Beach, Kaliforni. 

Sipas The Sun, ish-modelja e fitnesit dukej e çrregullt teksa kishte veshur një xhaketë të zezë pa mëngë dhe një kapele të zezë. Në pamjet e mëposhtme, Loni tërheq karrocën matanë rrugës, ndërsa mbante një cigare në gojë e një copë të madhe kartoni në shpinë. Edhe pse kishte orë, ajo endej rrugëve pa këpucë.

Loni dhe Jeremy lidhën kurorë në 2011-tën, por u ndanë dy vjet më vonë pas sherresh të shumta të ndodhura në shtëpinë e tyre. Loni ishte asistente në një qendër kozmetike në Los Angeles por në 2016-tën pësoi një krizë nervore dhe humbi punën, banesën dhe makinën. Më pas, modelja u detyrua të dilte në rrugë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2022, 09:24

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Ermonela Jaho MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme...