Art&Argëtim

VD-Semin apo Beatrixën, Anxhela Peristeri: Semi më ka pëlqyer gjithmonë, kurse Beatrix…

Ndërsa për Trixsën Anxhela është shprehur se është një bukuri e rrallë që këndon.

22 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
VD-Semin apo Beatrixën, Anxhela Peristeri: Semi më ka pëlqyer
Beatrix Ramosaj, Anxhela Peristeri dhe Semi Jaupaj

TIRANË- Anxhela Peristeri ka folur për raportet që ka me këngëtaret Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj duke zgjedhur dhe të preferuarën mes tyre. Në një intervistë për "Mirange" Anxhela është pyetur se kë zgjedh mes Semit dhe Beatrix duke u shprehur se këtë moment do zgjedh Semin pasi për këngëtaren ajo meriton një Karrier më të madhe.

Ndërsa për Trixsën Anxhela është shprehur se është një bukuri e rrallë që këndon.

Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon. Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjedhja Semin”– u shpreh Anxhela.

Anxhela nuk ka hezituar dhe përveç dy këngëtareve më të përfolura të momentit ajo ka zgjedhur dhe të preferuarin e saj mes këngëtarëve të tjerë.

Tayna apo Melinda?

Tayna më ka pëlqyer që ditën e parë, Melinda së fundmi më pëlqen pa masë.

Mozzik apo Majk?

M në katror.

Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri?

Në shijet e mia është më shumë Elvana.

Xhensila Myrtezaj apo Samanta?

Samanta.

Kida apo Dhurata?

Kida më pëlqen shumë.

Fifi apo Ronela Hajati?

Fifi kur jam e dashuruar dhe dua të dëgjoj balada, Ronela kur dua të dal dhe të harboj.

Mc Kresha apo Lyrical Son?

Mc Kresha.

Yll Limani apo Butrint Imeri?

Yll Limani.

Era Rusi apo Ardit Çuni?

Nuk përgjigjem dot.

Sinan Vasalliu apo Dani?

Sinani meqë kemi një duet shumë të bukur.

Aurela Gaçe apo Eli Fara?

Aurela është në shijet e mia.

Aida Baraku apo Armend Rexhepagiqi?

Nuk i ndaj, shkojnë bashkë.

Alban Skënderaj apo Flori Mumajesi?

Flori është një nga kompozitorët dhe kantautorët e mi të preferuar, por ka edhe këngë të Albanit që i kam shumë të preferuar. nuk di çfarë përgjigje të jap.

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Maj 2022, 09:24

Sopranoja Ermonela Jaho, koncert në Shkup

Ermonela Jaho MAQEDONI-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut në Shkup mbrëmjen e sotme...