Bota

Stoltenberg: Bisedimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet të vazhdojnë

BBC shkruan se në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t'i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

21 Maj 2022, 17:37 Nga DOSJA
Stoltenberg: Bisedimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake. BBC shkruan se në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t'i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Siç raportuam më herët, Erdogan zhvilloi sot një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij. Stoltenberg shkroi në Twitter: Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll