Politike

"Nxisni prodhimin vendas", Braçe: A jeni në terezi apo jo 

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se duhet që të nxitet prodhimi vendas për drithrat në mënyrë që të mos jetë shumë vonë.  

20 Maj 2022, 21:18 Nga DOSJA
"Nxisni prodhimin vendas", Braçe: A jeni në terezi apo

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të kthejë sytë nga bujqësia. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se duhet që të nxitet prodhimi vendas për drithrat në mënyrë që të mos jetë shumë vonë.  

DEGJON KUSH NE KETE VEND?
DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI
APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?
Gjithe bota po dridhet nga
KATASTROFA E USHQIMIT!
Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!
Eeej a jeni ne terezi apo jo?
Lexoni e degjoni;
Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!
Dhe kjo eshte goditja e trete;
Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!
Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;
NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!
Nuk di!
Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!
Urdheroni, eshte koha e MISRIT;
KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?
DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!
Kaq rende jemi!

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll